Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Objekti i ri i Teatrit Kombëtar, prioritet i Qeverisë së Shqipërisë për kulturë

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka thënë të martën se “buxheti 2022 për Kulturën është rritur në një masë të paprecedent prej 46.6 për qind krahasuar me një vit më parë”.

Ajo ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik mbi projektbuxhetin e kulturës për vitin 2022.

Ministrja ka thënë se tërmeti dhe pandemia kanë sjellë një rrudhje jo të vogël të buxhetit të kësaj Ministrie vitet e kaluara, si dhe problematika për gjithë sektorin.

Duke u ndalur te disa nga projektet e realizuara gjatë këtij viti, Margariti veçoi rihapjen e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, investimi më madhor i qeverisë shqiptare në fushën e artit dhe kulturës.

“Kemi përfunduar edhe kantiere të tjera të mëdha në drejtim të restaurimit të objekteve të kultit. Kemi përfunduar Mësonjëtoren e Parë Shqipe në Korçë, investim totalisht i buxhetit të shtetit. Kemi nisur rikonstruksionin e sallës së Akademisë së Arteve, nevojë që lindi si rezultat i Paktit për Universitetin. Po përfundojmë aneksin e Bibliotekës Kombëtare”, citohet të ketë thënë Margariti.

Edhe Ministria e Kulturës prek 100 milionëshin, s’ka qasje e vizion të ri Kulturë Ministria e Kulturës prek 100 milionëshin, s’ka qasje e vizion të ri

Ajo ka shtuar se janë ndalur projekte madhore, por edhe projekte që lidhen me rrënjët e identitetit shqiptar.

“Kemi vënë theksin mbi funksionet që lidhin artin, kulturën me dialogun, komunitetin, artistët”, ka thënë ajo, raportojnë mediat shqiptare.

Rritja e paprecedent e buxhetit të këtij viti, sipas saj, mbështet prioritetet e qeverisë shqiptare për edukimin përmes kulturës, për fëmijët, të rinjtë, artet e zejeve.

Margariti ka siguruar se përgjatë vitit 2022 do të çojnë përpara projekte madhore si ngritja e Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë, rikonstruksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve, ngritja e Parkut të Artit, rikonstruksionin e sallës së koncerteve në Universitetin e Arteve, rivlerësimin e Mozaikut të Tiranës, ngritjen e Teatrit të ri e shumë të tjera. Rrëzimi i godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar, në majin e vitit të kaluar u përcoll me bujë disamujore.

Ajo ka theksuar se në mbështetje të artit dhe kulturës janë vendosur mbi 3 miliardë lekë buxhet (24.4 milionë euro) një rritje prej 52.6 për qind Ndërkohë, për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, sipas saj, “janë akorduar në buxhet 715 milionë lekë (5,8 milionë euro) me një rritje 34.2 për qind”.

Edhe Shqipëria synon fuqizimin e turizmit dhe kulturës, rrit buxhetin në 76 milionë euro Kulturë Shqipëria synon fuqizimin e turizmit dhe kulturës, rrit buxhetin në 76 milionë euro

“Kemi trefishim të të ardhurave të dedikuara për projektet artistike. Po ashtu kemi edhe një
buxhet të dedikuar prej 100 milionë lekësh (814 mijë euro) për javët e kulturave të huaja në Shqipëri, që do të sjellë jo vetëm gjallërim të jetës artistike në vend, por kjo nismë merret në kuadër të politikave integruese”, tha ajo.

Margariti ka theksuar se po ashtu se në vitin 2022 do të vazhdohet me rijetëzimin e Piramidës, një bashkëfinancim me Bashkinë e Tiranës me një fond prej 1.2 miliard lekësh (rreth 10 milionë euro) ku mbështetja buxhetore për 2022 është 452 milionë lekë (3,6 milionë euro).