Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Një vit pa Leze Qenën

Nuk kishte qenë e gjatë sa Sophia Loren dhe as nuk ishte bërë ndonjëherë balerinë. Por sharmi dhe pozitiviteti ishte letërnjoftim për këdo që e njihte Leze Qenën.

Një vit më parë, në mëngjesin e së mërkurës të 25 marsit, kur pandemia kishte kthyer vendin në izolim të plotë, aktorja e dashur dha frymën e fundit. Ishte 85-vjeçe dhe prej kohësh ishte në mjekim intensiv në betejën që po e humbiste ngadalë përballë një sëmundjeje të rëndë.

Posta e Kosovës do të bëjë promovimin e pullës postale “Nga arti skenik – Besim Sahatçiu dhe Leze Qena”. Në këtë promovim janë ftuar familjarë të aktorëve të ndjerë, përfaqësues të institucioneve, si dhe njerëz nga bota e artit dhe kulturës. Ndërkaq emisioni “Express” në KTV, prej orës 17:30, do të ketë materiale ekskluzive në kujtim të aktores së shquar

Ndonëse rreth 50 vjet të karrierës së saj artistike lidhen me botën e teatrit, TKK nuk ka paralajmëruar në agjendën e tij asnjë aktivitet përkujtimor.

Megjithëkëtë, portreti i aktores Qena do të jetë i stampuar në pullën më të re postale.

Sot në “Cineplexx“, Posta e Kosovës do të bëjë promovimin e pullës postale “Nga arti skenik – Besim Sahatçiu dhe Leze Qena”.

Edhe “Një lule për Bekimin” nderimi i vetëm për aktorin shqiptar të përmasave botërore Kulturë 1 muaj më parë “Një lule për Bekimin” nderimi i vetëm për aktorin shqiptar të përmasave botërore

Në këtë promovim janë ftuar familjarë të aktorëve të ndjerë, përfaqësues të institucioneve, si dhe njerëz nga bota e artit dhe kulturës.

Ndërkaq emisioni “Express” në KTV, prej orës 17:30, do të ketë materiale ekskluzive në kujtim të aktores së shquar.

E lindur më 1 mars të vitit 1935, në Prizren, Elizabeta Spaqi mbaroi shkollimin fillor dhe atë të mesëm në vendlindje, për të vazhduar më pas edhe në Prishtinë.

“Njëherë moti në një natë dimri afër pranverës, mu atëherë kur shkunden plakat, në një shtëpi të vogël romantike ka lindur një fëmijë. Të gjithë u gëzuan për të, por më së shumti nëna. Linda më 1 mars 1935, në qytetin më të bukur në botë, në Prizren”, kishte thënë Qena pesë vjet më parë në emisionin “PRO X” në Kohavision.

Si e dyta në familjen me shumë fëmijë, Qena kishte thënë se ajo kishte qenë gjithherë e përkëdhelura e prindërve të saj.

“Vërtet kushtet nuk kanë qenë sikur sot, por për mua ato ishin shumë të kënaqshme. Kam qenë fëmijë i llastuar prej babait, i cili ma plotësonte çdo dëshirë”, evokonte fëmijërinë e saj në Prizren.

Duke filluar nga viti 1954, si aktore në Teatrin Popullor Krahinor (TPK), ajo u shqua me shkathtësitë e saj interpretuese në shfaqjet e zhanrit komedi. Kreacionet më të suksesshme i dha në shfaqjet “Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët”, “Pjata e drunjtë”, “Kur është gruaja memece”, “Hanka”, “Miu në xhep”, e të tjera. Ka interpretuar edhe role jo të pakta dramatike, ku shquhet për rolin e Ana Frankut te “Ditari i Ana Frankut”.

Edhe “Gërrdia” e fshehtësisë së pashëruar që vret përditë Shtojca për Kulturë 6 muaj më parë “Gërrdia” e fshehtësisë së pashëruar që vret përditë

Në role kryesore ka interpretuar edhe në shfaqjet gjatë viteve ’60 si: “Fjala është për banesë”, “Kvej Llan” (në gjuhën serbe), “Kushëriri prej Amerike”, “E shoqja e Hasan Agës”, “Familja e pikëlluar”, “Autobiografia”, “Nuk martohem me pare”, “Tartufi”, “Duart e papastra”, “Othello”, “Antigona”. Në dekadën pasuese, Qena ka interpretuar edhe në inskenime të tjera si “Perkolgjinajt”, “Të ngujuarit”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Hotel Kashta”, “Zëri i ndërgjegjes njerëzore”, e të tjera.

Pos përvojës së gjatë në skenën teatrore në vend, aktorja Qena do të bënte emër edhe në miniseri televizive e komedi. “Po e zëm, po e zëm” (1970), “Ditari i Lec Pazhecit” (1975), “I ikuri” (1980), “Qesh e ngjesh” (1982), dhe “Shkolla e fshatit” (1987) ishin disa prej performancave të njohura të Qenës me të cilat bëri për vete simpatinë e publikut.