Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Një rrëfim shqiptar në Connecticut

Elsie është kameriere në Betsy Ross Diner, që po kursen të holla për të braktisur qytetin kur të mbetet me barrë nga kuzhinieri i ardhur nga Shqipëria.

Tregimi i saj kryqëzohet me rrëfimin – 17 vjet më vonë – të bijës së saj tinejxhere, Luljeta, e cila po ashtu e gjen veten të ngujuar në një qytet prej të cilit gjakon të largohet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është një histori e ngjashme në relacionin nënë-bijë që përsëritet në të njëjtin qytet: Waterbury në Connecticut. Gjithçka ndryshon për Luljetën kur ajo zbulon se i ati i saj – për të cilin mendohej se ishte rikthyer në Shqipëri – jetonte në Texas, transmeton KOHA.

Ky është syzheu i romanit “Brass” që shkrimtares shqiptaro-amerikane, Xhenet Aliu, më 28 maj të këtij viti ia solli çmimin “Townsend Prize”.

Bëhet fjalë për çmimin e dhënë çdo dy vjet për shkrimtarë nga shteti i Georgias në ShBA, për romanin më të mirë. “Townsend Prize” jepet nga “Georgia Center for the Book”, si dhe “The Chattohoochee Review”, që është revista letrare e Universitetit Shtetëror të Georgias. Çmimi është emëruar në bazë të redaktorit të revistës “Atlanta”, Jim Townsend.

Çmimi i sivjetmë nuk ishte dhënë me fanfarën e zakonshme kur organizohet një mbledhje publike e literatit lokal që pi gota vere tek jepet shpërblimi për fatlumin.

Redaktorja e “AJC”, Suzanne Van Atten, ia ka kushtuar një shkrim shkrimtares, e cila është bijë e babait shqiptar dhe një nënë lituano-amerikane që u rrit në Waterbury, por tash jeton në Winston-Salem në Karolinën Veriore.