Mbretëresha e Këngës Shqipe ka një ditë të veçantë.
Nexhmije Pagarusha e cila njihet si ikona e muzikës shqiptare, feston ditëlindjen e 86-të, me një karrierë të bujshme për tërë këto vite.
Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitet të tjera.
Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.
“Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga tekstshkruesi Rifat Kukaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Kujtohet Nexhmije Pagarusha në datëlindjen e saj
-
Nexhmije Pagarusha – perëndeshë e këngës shqipe
-
“Bilbili i këngës” e afirmoi kulturën shqiptare në shkallën më të lartë
-
Ditëlindja e 86-të e Nexhmije Pagarushës shënohet me një koncert
-
Kënga e kujtimi për Nexhmije Pagarushën edhe me perlat e epokës së saj