Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Nesër homazhe për Bekim Lumin

Teatri Kombëtar i Kosovës nesër duke filluar nga ora 12:00, do të organizojë homazhe dhe një mbledhje komemorative për aktorin dhe regjisorin Bekim Lumi.

Agjenda e ceremonisë:

E martë, 31 korrik 2018

12:00 – Mbledhje përkujtimore (homazh për Bekim Lumin)

Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK), Prishtinë

Edhe Bekim Lumi – luftëtar i pakompromis i kauzave e betejave teatrore Kulturë 11 muaj më parë Bekim Lumi – luftëtar i pakompromis i kauzave e betejave teatrore

Pas ceremonisë arkivoli me trupin e të ndjerit niset nga Teatri Kombëtar i Kosovës për në varrezat e qytetit të Prishtinës, transmeton Koha.net.

14:00 – Ceremonia e varrimit në Varrezat e qytetit të Prishtinës

E mërkurë, 1 gusht 2018

Homazhe dhe nënshkrim në Librin e Zisë në Teatrin Kombëtar të Kosovës (prezent edhe familjarët e regjisorit Lumi)

Biografi e përmbledhur e Bekim Lumit

Bekim Lumi (17.12.1966 – 30.07.2018)

Bekim Lumi ka lindur me 17.12.1966 në Suharekë.

Gjatë viteve 1987 – 1991 ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik të Univerzitetit të Prishtinës. Kurse gjat viteve 1992 – 1996 ka mbaruar studimet për Regji Teatri, në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në klasën e profesor Agim Qirjaqit. Në të njëjtin univerzitet, me 2010 ka mbaruar edhe studimet e magjistraturës.

Edhe Beqir Beqiri – portreti i ndritshëm që u bë shtyllë e Teatrit Kombëtar Kulturë 4 d. më parë Beqir Beqiri – portreti i ndritshëm që u bë shtyllë e Teatrit Kombëtar

Nga viti 2002 deri në vitin 2008 ka punuar si gazetar i fushës së kulturës në radion “Evropa e Lirë”.

Përgjatë këtyre viteve, ai ka punuar si regjisor i pavarur, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Teatrin “Dodona” si dhe ka realizuar projekte teatrore me kompaninë e tij teatrore “Loja”.

Disa nga shfaqjet e tija kryesore janë: “Mesimi”, “Galani”, “Arushani & Fejesa”, “Shtëpia e Bernarda Albës”, “Çifti Martin”, “Këmisha e gjakut”, “Dillerat”, “John Cage’s Hamlet”, “Nana dhe fëmija” dhe e fundit “Arturo Ui”.

Me shfaqjet e tija, ai ka qenë pjesmarrës në dhjetra festivale të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, në Zvicër, Gjermani, Itali, Greqi, Rumani, Bosnjë e Hercegovinë e në vende të tjera.

Bekim Lumi, me punën e tij si regjisor është shpërblyer me shumë cmime kombëtare e ndërkombëtare, ndër të cilat edhe:

në vitin 2006, me shfaqjen “Mësimi”, në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Lugano të Zvicrës ka fituar cmimin kryesor për shfaqjen më të mirë;

Në vitin 2016 ka fituar “Cmimin Vjetor për Shfaqjen më të mirë”, të cilën e ndanë Ministria e Kulturës e Kosovës.

Edhe “Një lule për Bekimin” nderimi i vetëm për aktorin shqiptar të përmasave botërore Kulturë 1 muaj më parë “Një lule për Bekimin” nderimi i vetëm për aktorin shqiptar të përmasave botërore

Lumi ka qenë botues dhe kryeredaktor i revistës së mirënjohur për teatër “Loja” e cila është botuar në Kosovë nga viti 2006 deri në vitin 2010. Bekim Lumi është autor I dhjetra shkrimeve, analizave, studimeve e eseve për teatrin dhe përgjithësisht për skenën kulturore në Kosovë dhe më gjerë.

Nga viti 2013 ka punuar si profesor në Fakultetin e Arteve, dega e regjisë së Teatrit.