Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Nën tingujt e “Kuartetit të Parisit” nis edicioni i 14-të i DAM Festival

Me tinguj të interpretuar nga “Kuarteti i Parisit”, ka nisur edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës, “DAM”.

Kuarteti për obo, violinë, violë dhe violonçel, në kryeqytet solli repertor me vepra të ndryshme, duke përfshirë edhe kompozitorë kosovarë.

Përveç shumëllojshmërisë në repertorin muzikor, ligjëratave e organizimeve të ndryshme, këtë vit festivali “DAM” do të sjellë edhe risi tjera, transmeton emisioni Express në KTV.

Pesë veprat e interpretuara në mbrëmjen muzikore që hapi festivalin, sollën gërshetim të veprave moderne e tingujve folklorikë.

Krahas veprave të kompozitorëve të njohur botëror që solli ky kuartet, u dallua trio për harqe “Dardania Sacra”, vepër e kompozitorit kosovar, Kreshnik Aliçkaj.

Edhe Kuarteti italian në përmbylljen mbresëlënëse të “DAM”-it Kulturë Kuarteti italian në përmbylljen mbresëlënëse të “DAM”-it

Festivali “Dam” është një ndër festivalet më të rëndësishme të muzikës serioze, që organizohet në vend. Sipas Komunës së Prishtinës, mbështetja për organizimet kulturore në kryeqytet do të vazhdojë.

Netët e festivalit “Dam” do të vazhdojnë deri me 31 mars dhe gjatë këtyre mbrëmjeve, do të interpretojnë muzikantë nga vende të ndryshme.