Tiranë, 2 korrik- Akademia e Studimeve Albanologjike dhe Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi për zbatimin e projekteve të përbashkëta.
Gjatë ceremonisë, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi dhe drejtori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Akademik Prof. Dr. Marenglen Verli, theksuan se projektet që do të realizojmë synojnë në hapjen e ekspozitave të përkohshme në mjediset e njërit dhe tjetrit.
Në këto ekspozita nëpërmjet dokumenteve arkivore, fotografive, objekteve, filmave dokumentarë dhe kronikave filmike do të jepet një panoramë e përgjithshme për personalitetet dhe ngjarjet e rëndësishme historike të popullit shqiptar.
Në përfundim të fjalëve të rastit të dy titullarët e institucioneve nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për zbatimin e projekteve të përbashkëta.
Projekte që do të realizojnë botime, konferenca shkencore, ekspozita, aktivitete dhe projekte të përbashkëta, të cilat do t’i shërbejnë shkëmbimit të eksperiencave të ndërsjella ndërmjet dy institucioneve/ATSH.
-
Dy institucione shkencore për projekte të përbashkëta deri te “Historia e shqiptarëve”
-
Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Arkivat, një hap para për studimet albanologjike
-
Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe ajo e Izraelit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi
-
Shqipëria hap arkivat në mbështetje të studimeve albanologjike
-
Zotim në fushatë për restaurimin e objektit të Institutit Albanologjik