Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Muzeu i bashkohet botës me thirrjen për paqe

“Hipërlidhja e muzeve: qasje të reja, publik i ri”, është tema e sivjetme për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Kjo temë e caktuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve ka për qëllim të nxjerrë në pah se muzetë shërbejnë edhe për shkëmbime kulturore, kuptimin e tjetrit dhe përcjelljen e mesazheve të paqes.

E pikërisht duke u mbështetur në këtë koncept, Muzeu i Kosovës, të premten në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, ka mbledhur nxënës të shkollave fillore e të mesme rreth një projekti që paqen e ka pikënisje. Dhjetëra nxënës janë bërë tok për të punuar me fletëza ari në teknika të ndryshme murale e ikona.

Kësisoj, puna e tyre është në harmoni me projektin ndërkombëtar “Cities of Peace” (Qytetet e paqes) që udhëhiqet nga Ellen Frank e sivjet, që edicionin e 11-të është ndalur në Prishtinë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)