Ajo e ka sfiduar veten në një prej roleve më të vështira operistike.
Mezzo-sopranoja nga Kosova, Flaka Goranci, interpretoi rolin kryesor të një prej operave më të njohura të Giuseppe Verdit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGoranci debutoi në një prej teatrove më prestigjioze të Çekisë.
Ky rol e ktheu sopranon kosovare në skenë pas disa muajve pauzë, transmeton KOHA.
Për shkak të pezullimit të shumë aktiviteteve kulturore në botë, edhe planet e Gorancit janë anuluar.
Flaka Goranci është vlerësuar për interpretimin e saj të fuqishëm e lojën elegante në teatrot e vendeve të ndryshme të botës.
Para dy vjetësh ajo u prezantua me rolin e “Carmen”-it në Zvicër. Nga kritika zvicerane ishte vlerësuar se me performancën e saj ka bërë që të harrohen të gjitha paraardhëset e këtij roli.