Mezzo-sopranoja Flaka Goranci personifikon zërin shqiptar që po depërton në skenat e njohur evropiane. Por, tash e një kohë ajo është duke përgatitur edhe një projekt të ri.
“Zëri i gruas në muzikë” titullohet projekti i saj më i ri, i cili bashkon emrat e kompozitoreve të njohura që prapa kanë dhe një histori për të treguar. Për këtë projekt, Goranci ka bashkëpunuar me muzikologe nga Kosova, Turqia e Italia.
Goranci këto histori do t’i përmbledhë edhe në një dokumentar, i cili pritet të shfaqet edhe para publikut të huaj. Ajo ka përzgjedhur këto gra pikërisht për shkak të rrugëtimit të tyre plot sakrifica.
Në Ditën e Muzikës, ajo ka dhe një mesazh i cili përmbledh edhe qëllimin e projektit të saj më të ri “Zëri i gruas në muzikë”.
Mezzosopranoja Flaka Goranci me zërin e paraqitjen e saj ka zotëruar disa nga rolet më të njohura. Ajo aktualisht po jeton në Vjenë, ku po e zhvillon karrierën në skenat evropiane.
-
“La Femme” nga Flaka Goranci jehon edhe në Vjenë për pasion, dashuri dhe paqe
-
Flaka Goranci me ”Udhëtim nëpër krijimet e grave” për kapitull të ri
-
Flaka Goranci debuton në Spanjë me “La Femme”
-
Thesaret e muzikës shqipe jehojnë në “Konzerthaus” të Berlinit
-
Flaka Goranci hap magjishëm “PriVocalFestin”