“Prishtina International Vocal Festival” ka pasur një hapje të fuqishme me zërin e shquar, mexosopranon Flaka Goranci. Interpretimi i saj ka qenë një përzgjedhje e qëlluar për një ngjarje e cila promovon fuqinë e zërit. Ajo çfarë ka sjellë Goranci – ka qenë një atmosferë magjike. Është rikthyer para publikut vendas pas një mungese prej dy vjetësh. E ka pritur salla plot në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të Kosovës.
Mbrëmja nën dirigjimin e Kushtrim Gashit solli program të larmishëm e të ngjeshur. Nisi me vepra të kompozitorit italian Luciano Berio, këngë folk të interpretuara nga Goranci, për të vazhduar me këngë të grupit “Beatles” e për të përmbyllur krejt programin e natës së parë po ashtu me muzikë folk nga vende të ndryshme të botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe këtë edicion për të tretën herë radhazi është hapur thirrje për inkurajimin e krijuesve të rinj, ku edhe u shpallën kompozitorët fitues në dy kategori. Në kategorinë e parë për vepër për kor të përzier çmimin e mori Dea Ahma e në kategorinë e veprës për solist çmimin e mori Ersan Januzi.
Mexosopranoja Flaka Goranci ka thënë të jetë e lumtur në mbrëmjen e hapjes së këtij edicioni të “Pri Vocal Fest”. Programi që ka sjellë në festival, ka qenë premierë.
Netët e muzikës vokale do të vazhdojnë kur të premten do të jetë koncerti i Korit dhe Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës në bashkëpunim me korin e përzier të Selanikut, i cili në prillin e sivjetmë qe nikoqir i institucionit nga Kosova.