Sonte në “Express” bashkëbisedojmë me mexosopranon e njohur kosovare, Flaka Goranci, rreth operës “Maria de Buenos Aires”, ku përveç si soliste, vjen edhe në rolin e regjisore, skenografes dhe kostumografes. “Maria de Buenos Aires” nga Astor Piazolla, ndërthur tangon, poezinë dhe teatrin, dhe vjen e interpretuar nga Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës, në kuadër të edicionit të tetë të “PriVocal Fest”.
Po ashtu do të sjellim një material nga skena kulturore. Fjalëpak, modest, i urtë për nga personaliteti ndërsa mjeshtër i përkushtuar dhe i dashur në profesion. Kështu është kujtuar regjisori e dramaturgu Atdhe Gashi në mbledhjen përkujtimore në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Dua Lipa dhe Rita Ora.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!