Filmi i shkurtër i regjisorit Ilirjan Himaj ka rrëmbyer dy çmime në SHBA. Festivali “Humboldt Internaional Film Festival” në Kaliforni ia ndau filmit “Memory” çmimin për narracionin më të mirë dhe çmimin si fitues absolut, “Best of Fest”.
Ky film, i cili trajton fatin e një të moshuari që vuan nga sëmundja e Alzhaimerit, me datën 20 prill u dha premierë në “Columbus International Film and Video”, për të vazhduar rrugëtimin të nesërmen në Kaliforni, shkruan sot “Koha Ditore”.
Është bërë pjesë e edicionit të 50-të të “Humboldt International Film Festival” i cili zuri vend prej datës 19 deri më 22 të këtij muaji.
Ky festival prej vitit 1967 vazhdon traditën e mbledhjes së filmave të shkurtër dhe të pavarur të cilët më pas vlerësohen nga një juri e formuar enkas për këtë ngjarje. HIFF njihet edhe si festivali më i vjetër në botë i studentëve.
Në këtë film luajnë edhe Bibi Qena, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Besim Ajeti, Agron Krasniqi, Labinot Lajçi, Agron Shala, Diar Shala, Lind Shala dhe Eron Karaçica... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.