Prishtinë, 29 tetor − “Kiem Holijanda”, filmi me rrëfim e aktorë nga Kosova, po vazhdon suksesshëm rrugëtimin nëpër festivale botërore. Çmimi për filmin më të mirë ndërkombëtar të shkurtër iu nda në festivalin “Duhok International Film Festival”. Filmi me regji të Sarah Veltmeyer me Andi e Florist Bajgorën dhe Arbresha Grabovci-Nixhën në role kryesore, në shkurt të këtij viti mori “Ariun e kristaltë” për filmin më të mirë të shkurtër në programin “Generation 14 plus” të festivalit të famshëm “Berlinale”.
E të dielën ekipi kosovar i filmit ka mirëpritur lajmin se “Kiem Holijanda” është vlerësuar me çmim në edicionin e gjashtë të festivalit që mbahet në Duhok, në rajonin kurd të Irakut.
“’Duhok International Film Festival’ është festivali kryesor i filmit në rajonet kurde/E.Berisha (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).