Fëmijët prej moshës 7 deri në 14 vjeç kanë vizituar më së shumti Panairin e Librit sivjet.
Në ditën e fundit të edicionit të 21-të, organizatorët këtë e veçuan si shumë pozitive, derisa theksuan se në përgjithësi, krahasuar me vitin e kaluar, numri i vizitorëve është rritur për 10%, raporton KTV.
Libri më i shitur në këtë edicion është libri më i ri i publicistit Veton Surroi “Fshehtësia e zbulimit të Hanes”.
Vizitorët janë ndarë të kënaqur me organizimin dhe llojllojshmërinë e librave.
Numri i saktë i vizitorëve nuk është bërë i ditur, megjithatë, edhe të dielën në ditën e fundit të Panairit, është parë numër i madh i tyre.
Stenda më e vizituar këtë vit sipas organizatorëve, është “Botë Art”.
Artikuj të ngjashëm
-
Dita e parë e Panairit të Librit, “Fshehtësia e zbulimit të Hanës” e Surroit tërheq lexuesit
-
Me rreth 30 mijë vizitorë mbyllet Panairi, fluks më i vogël këtë vit
-
Mungesa e vizitorëve, problematikë në rritje e Panairit të Librit
-
Panairi gjallërohet në ditën e tretë, më pak vizitorë se vitin e kaluar
-
Panairi i librit mbyll dyert me afro 40 mijë vizitorë