Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Mbi 400 projekteve kulturore u premtohen 1.2 milion euro

Shaban Maxharraj

Ministria e Kulturës për të dytin vit me radhë ka vendosur që të mos jetë transparente sa u përket shumave të përkrahjes së projekteve të pavarura kulturore.

Të mërkurën është bërë publike lista e projekteve kulturore-artistike për organizatat joqeveritare dhe individë për vitin 2019.

Sipas listës, këtë vit Ministria e Kulturës do të përkrahë 427 projekte të shoqatave e të individëve. Institucioni më i lartë kulturor në vend në konkursin që ishte i hapur nga fundi i dhjetorit deri në fund të janarit kishte pranuar mbi 900 projekte.

Shuma e mbështetjes financiare për projektet e organizatave joqeveritare mund të jetë deri në 20 mijë euro, ndërsa për projekte individuale deri në 5 mijë euro. Vitin e kaluar kishin konkurruar rreth 700 projekte.

Ishin përkrahur 410 prej tyre. Për dallim nga viti 2017, kur Ministria e Kulturës kishte përkrahur 364 projekte kulturore e artistike me 890 mijë euro, më 2018 me 750 mijë euro kishte vendosur që ta rriste numrin e mbështetjeve për 46 aktivitete.

Sipas Ligjit për buxhetin e këtij viti, në kategorinë “Përkrahja për kulturën”, nëpërmjet së cilës MKRS-ja financon aktivitetet e pavarura, ka të njëjtin buxhet sikurse për vitin që shkoi. Kanë qenë dhe janë fiks 1 milion e 67 mijë e 851 euro.

Edhe MKRS-ja shpall konkursin për mbështetjen e projekteve kulturore Kulturë MKRS-ja shpall konkursin për mbështetjen e projekteve kulturore

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, në konferencën e fundvitit kishte thënë se përkrahja e skenës së pavarur kulturore më 2018 kishte arritur në 1.5 milion euro, por këtu përfshihen edhe pagesat e borxheve nga vitet paraprake. Kur ishte hapur konkursi për vitin që shkoi MKRS-ja kishte në dispozicion 750 mijë euro.

Ministri Gashi kishte thënë se sivjet do të jetë një shumë më e madhe sa i përket përkrahjes së projekteve të pavarura kulturore.

“Buxheti do të jetë diku rreth 1 milion euro”, kishte thënë ministri Gashi. Por të mërkurën ka ndërruar shifrat. Ka thënë se përkrahja në përgjithësi do të jetë rreth 1.2 milionë euro....(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")