Kulturë

Malësia e Rugovës në një roman me dy variante

I botuar së pari më 1960, romani “Karvani i bardhë” i shkruar nga Azem Shkreli, është ndërtuar përreth figurës së Dyl Mehmetit, në një kontekst hapësinor dhe kulturor të malësisë së Rugovës.

Plot 35 vjet pas këtij botimi, më 1995, Shkreli e botoi këtë roman të rishkruar në një variant të dytë.

Siç shpjegon profesori i letërsisë Nysret Krasniqi, ky variant i dytë është më i gjatë, i përpunuar në formë e përmbajtje dhe i kthyer në shqipen standarde.

I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, Krasniqi ka folur për “Karvanin e bardhë” dhe fenomenin e përpunimit të veprave si përshtatje në dy epoka politike.