Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Magjia e artit të yllit italian të Renesancës pushton Berlinin

Për herë të parë në Gjermani, një ekspozitë e madhe në Berlin i kushtohet njërit prej skulptorëve më të rëndësishëm të botës dhe njërit prej pionierëve të Renesancës. Djali i një tregtari, Donato di Niccola di Betto Bardi, mendohet se u lind dikur rreth vitit 1386 në Firence të Italisë, ndërsa karrierën e ka nisur në moshën 17-vjeçare si asistent i një argjendari.

I njohur me emrin Donatello, ai sot konsiderohet si njëri prej themeluesve kryesor të Renesancës italiane.

Skulptori revolucionarizoi artin e kohës së tij, duke përdorur materiale të ndryshme për veprat e tij. Gjatë karrierës u zhvillua midis viteve 1403 dhe 1466, ai punoi jo vetëm me mermer dhe bronz, por edhe me terakotë dhe llaç – materiale që rrallë ishin përdorur që nga antikiteti, por më vonë gëzuan popullaritet të ri gjatë Rilindjes.

Në duart e tij, ato u shndërruan në disa nga kryeveprat më të bukura, më të pabesueshme që dëshmojnë jo vetëm nivelet e jashtëzakonshme të produktivitetit dhe imagjinatës së Donatellos, por përbëjnë disa nga destinacionet kryesore të artit italian të Renesancës.

Image
“Pazzi Madonna” është vepra më e njohur e maestros së Renesancës

Pas hapjes së saj në Firence, ekspozita udhëtuese “Donatello: Babai i Renesancës” tani është e hapur në muzeun Gemäldegalerie të Berlinit. Përmban 90 vepra, shumë prej tyre janë pjesë të rëndësishme të veprave që nuk janë ekspozuar kurrë së bashku.

Edhe Michelangelo: Njeriu, marka, misteri Kulturë 4 muaj më parë Michelangelo: Njeriu, marka, misteri

Kjo është ekspozita e parë në Gjermani që fokusohet ekskluzivisht në Donatellon dhe është rezultat i bashkëpunimit të vetëm midis Muzeve Shtetërore të Berlinit, Muzeut Victoria & Albert të Londrës dhe fondacionit “Palazzo Strozzi” dhe Musei del Bargello të Firences.

Ky projekt bashkëpunimi midis muzeve të ndryshëm evropianë dhe britanikë ka mundësuar gjithashtu që ekspozita t’i shfaqë disa prej veprave të tij kryesore për herë të parë jashtë Italisë.

Këtu përfshihen vepra që janë huazuar nga Bazilika e Shën Antonit të Padovës në Italinë veriore. Aty në vitet 1440 Donatello krijoi një seri bronzesh unike që ende zbukurojnë altarin kryesor të bazilikës.

Personazhi biblik i Davidit që vrau gjigantin Goliath ishte një subjekt i preferuar i mjeshtërve të Renesancës.

Një kryevepër e shquar e Donatellos, e cila është larguar për herë të parë nga Italia, është statuja prej mermeri e ”Davidit” nga Museo Nazionale del Bargello, e cila është edhe kryevepra e tij e parë.

Edhe Mozarti në 300 statuja të arta për një takim me “njeriun e zakonshëm” Kulturë 1 d. më parë Mozarti në 300 statuja të arta për një takim me “njeriun e zakonshëm”

Donatello krijoi një “David” të dytë nga bronzi më vonë, një vepër që hyri në histori si bronzi i parë nudo mashkullor i Renesancës. Vepra ishte gjithashtu e veçantë sepse nuk ishte konceptuar si pjesë e një mjedisi specifik arkitekturor. “Davidi” i dytë u porosit nga patroni i tij i pasur, Cosimo de' Medici i shtëpisë së fuqishme të Medicive, që sundoi Firencen gjatë kulmit të Renesancës dhe që kishte porositur pothuajse të gjithë artin dhe arkitekturën e mrekullueshme të qytetit.

Image
Donatello

E bërë prej bronzi dhe me lartësi 104 centimetrash, “Amor Atys” është përshkruar ndoshta si “vepra më enigmatike dhe e rëndë” e Donatellos. Sipas thehistoryofart.org, “kjo është kryesisht për shkak të faktit se dihet kaq pak se si u krijua”. Kjo statujë e vërtetë e një të riu që qesh mendohet të jetë skalitur rreth vitit 1440.

Ekspozita përmban gjithashtu pjesë të afreskut në të cilën ai punoi për foltoren e fasadës së jashtme të Katedrales Prato që ndodhet në Toskanë, Italinë qendrore. Shikuesit mund t’i afrohen “Kerubinëve që kërcejnë dhe luajnë në instrumente”, një motiv i preferuar i dizajnit në Romën e lashtë dhe që e kishte magjepsur artistin prej kohësh.

Një tjetër vepër e rëndësishme e ekspozitës është “Pazzi Madonna”, e emëruar sipas familjes Pazzi të Firences, të cilët besohet se e kanë porositur atë për lutjet e tyre private. Ai daton diku rreth viteve 1425-1430 dhe cilësohet si një nga kryeveprat më të mëdha të Donatellos. Është një emblemë e skulpturës së hershme të Renesancës.

Kjo vepër është unike pasi Madonna dhe fëmija janë portretizuar pa aureolë dhe shpërfaqin një largim nga tradita, as nuk e shikon shikuesin, por përkundrazi e shikojnë fuqishëm njëri-tjetrin - duke theksuar humanitetin e veprës.

Edhe Vepra e skulptorit italian që u bë simbol i Botërorit Botërori 2026 1 j. më parë Vepra e skulptorit italian që u bë simbol i Botërorit

Donatello punoi për më shumë se 60 vjet shumë vepra me pagesë, publike dhe private, në vendlindjen e tij Firence, si dhe në qytete të tjera italiane, si Padova dhe Napoli.

Marrë nga DW. Përktheu: Mirjetë Sadiku