“Poor Things” nga regjisori grek, Yorgos Lanthimos, e fitoi “Luanin e Artë” në edicionin e 80-të të Festivalit të filmit në Venecie. Filmi i takon zhanrit komedi e zezë dhe vjen i bazuar në romanin e vitin 1992 me të njëjtin emër.
Në rolet protagoniste i sjell aktorët hollywoodian, Emma Stone, Mark Roffalo, Willem Dafoe, Ramy Youssef, Christopher Abbott dhe Jerrod Carmichael.
E ndjek historinë e një vajze të re viktoriane, e cila pasi ringjallet në mënyrë të vrazhdë nga një shkencëtar pas vetëvrasjes së saj, ikën me një avokat të shthurur për të nisur një odise të zbulimit të vetvetes dhe çlirimit seksual.
Artikuj të ngjashëm
-
Andy Serkis mbron mungesën e diversitetit në kastin e “Lord of the Rings”
-
“Palma e Artë” për “Fjord” ku përplasen kulturat e kufijtë e lirisë
-
“Fjord” e fiton “Palmen e Artë”
-
Veshjet më të mira në tepihun e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes
-
Jonah Hill lavdëron performancën e aktorëve në filmin “Outcome”