“Terra” i përgjigjet temës së këtij edicioni “Laboratori i së ardhmes” duke sjellë një ekspozitë që nis nga toka si motiv themelor i konceptimeve, imagjinatave dhe rrëfimeve të formimit kombëtar. Ajo reflekton mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Brazilit, me fokus te toka si qendër diskutimi, si element poetik dhe konkret në hapësirën e ekspozitës në edicionin 18-të të Bienales Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecie
Pavijoni i Brazilit i titulluar “Terra” (Toka) me kuratorë Gabriela de Matos dhe Paulo Tavares ka marrë “Luanin e Artë” për pavijonin më të mirë shtetëror në Bienalen Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecie. I përzgjedhur nga juria në përbërje të kuratorit dhe arkitekti italian Pestellini Laparelli si drejtor, Nora Akawi, Thelma Golden, Tau Tavengwa dhe Izabela Wieczorek, intervenimi fitues i edicionit të 18-të të Bienales së Arkitekturës në Venecia “propozon të rimendohet e kaluara për të projektuar të ardhme e mundshme, duke nxjerrë në plan të parë aktorë të harruar nga kanunet arkitekturore, në dialog me kuratorin e edicionit, ‘Laboratori i së ardhmes’”.
E shfaqur drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Bienales, në ceremoninë e së shtunës në Ca’Giustinian, në selinë e “La Biennale di Venezia”, gjithashtu u nda edhe “Luanin e Artë” për pavijonin më të mirë në ekspozitat ndërkombëtare, “Laboratori i së ardhmes”, të cilin e mori DAAR (Alessandro Petti + Sandi Hilal), ndërsa “Luanin e Argjendtë” për një pjesëmarrës të ri premtues në ekspozitën ndërkombëtarë “Laboratori i së Ardhmes” e mori për Olalekan Jeyifous. Vlerësim të tjera përfshijnë Mirënjohje e veçantë për Thandi Loewenson, për “Wolff Architects”, Ilze Wolff dhe Heinrich Wolff për “Twenty Nine Studio/Sammy Baloji” dhe te Pavijoni shtetëror i Britanisë së Madhe, “Dancing Before the Moon” kuruar nga Jayden Ali, Josepg Henry, Maneesha Kellay dhe Sumitra Upham.
Kuruar nga Lesley Lokko, Bienalja e Arkitekturës në Venecie 2023, e cila për u hap të shtunën për publikun dhe do të zgjasë deri më 26 nëntor, prezantoi gjithashtu “Luanin e Artë Special” për arritje jetësore me të cilin u nderua artisti dizajnerin dhe arkitekti me origjinë nigeriane, Demas Nwoko. Vendimi u mor me rekomandimin e kuratores të ekspozitës, Lesley Lokko dhe u miratua nga Bordi i drejtorëve të “La Biennale”, kryesuar nga Roberto Cicutto.
“Është një ftesë për të menduar për tokën si një teknologji stërgjyshore dhe të së ardhshmes. Është një ftesë për të menduar se si mund ta lidhim këtë me teknologjitë e sotme dhe të ndërtojmë me më shumë respekt ndaj mjedisit”, ka shpjeguar për “ArchDaily”, Gabriela de Matos, kuratore i Pavijonit të Brazilit.
“Terra” i përgjigjet temës së këtij edicioni duke sjellë një ekspozitë që nis nga toka si motiv themelor i konceptimeve, imagjinatave dhe rrëfimeve të formimit kombëtar. Ajo reflekton mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Brazilit, me fokus te toka si qendër diskutimi, si element poetik dhe konkret në hapësirën e ekspozitës. Duke mbuluar të gjithë pavijonin me dhe, vizitorët kanë kontakt të drejtpërdrejtë me traditat indigjene dhe ato quilombola si dhe me praktikën fetare “Candomblé”. Ekspozita demonstron atë që disa kërkime shkencore kanë vërtetuar: tokat indigjene dhe quilombola janë territoret më të ruajtura në Brazil. Ai tregon për një të ardhme pas ndryshimeve klimatike ku “dekolonizimi” dhe “dekarbonizimi” vijnë dorë për dore. Praktikat, teknologjitë dhe zakonet e tyre në lidhje me menaxhimin dhe prodhimin e tokës, si mënyra të tjera për të krijuar dhe kuptuar arkitekturën, janë të vendosura në tokë dhe mbajnë me vete njohuritë stërgjyshore për të rishenjuar të tashmen dhe për të parashikuar të ardhme të tjera, jo vetëm për komunitetet njerëzore, por edhe për ato jonjerëzore, drejt një të ardhmeje tjetër planetare.
“Në projektin tonë kuratorial, ne kërkojmë t’i perceptojmë këto territore në një mënyrë ndryshe nga narrativa kanonike hegjemoniste, duke nxjerrë në pah praninë stërgjyshore të quilombolave dhe popullsive indigjene që i kanë pushtuar këto territore shumë kohë më parë. Prandaj, të tregosh histori të tjera do të thotë gjithashtu të sfidosh narrativat kanonike. Kjo është arsyeja pse ne ekspozojmë edhe një herë Brasílian. Një projekt që tashmë është ekspozuar gjerësisht, por i paraqitur tashmë nga një këndvështrim tjetër, duke na mundësuar të shohim të njëjtën histori me një vështrim që lejon interpretime të tjera”, ka thënë Paulo Tavares, kurator i Pavijonit të Brazilit.
Kontributi i DAAR në “Laboratorin e së ardhmes” eksploron mundësitë e ripërvetësimit kritik, ripërdorimit dhe përmbysjes së arkitekturës koloniale fashiste dhe trashëgimisë së saj moderne. Vepra është një përpjekje për të përdhosur vendbanimin rural të Borgo Rizza (Syracuse, Sicili), i ndërtuar në vitin 1940 nga “Ente di Colonizzazione del Latifondo Siciliano”. Funksioni i tij ishte të rimarrë, modernizonte dhe ripopullonte Sicilinë, të cilën regjimi fashist e konsideronte të prapambetur, të pazhvilluar dhe “të zbrazët”. Një plan i ngjashëm arkitekturor u miratua nga planifikimi urban kolonial fashist në Libi, Somali, Eritre dhe Etiopi në të njëjtën kohë. Instalimi është një riprodhim i shkallëzuar i fasadës së ndërtesës kryesore të fshatit, të cilën artistët e zbërthejnë në pesëmbëdhjetë module shumëqëllimshe të cilët që nga maji i vitit 2022 kanë zhvilluar biseda me vende të ndryshme (Mostra d'Oltremare në Napoli, rrethi Hansaviertel në Berlin dhe La Loge, në Bruksel).
Për të riparuar dëmet e shkaktuara në kontinentin afrikan nga ish-fuqitë koloniale, “African Conservation Effort” (Përpjekja për Ruajtjen e Afrikës) (ACE) aplikoi sisteme të njohurive indigjene për zhvillimin e rrjeteve të avancuara që sintetizonin energjinë e rinovueshme dhe teknologjitë e gjelbra. Kryesuesi midis tyre ishte All-Africa Protoport (AAP). AAP është tani një rrjet udhëtimi me ndikim të ulët dhe zero emetime gazesh të vendosura në brigjet e porteve kryesore në të gjithë botën. Deri vonë, kishte dymbëdhjetë AAP të vendosura në qytetet si: Lagos, Mombasa, Port Said, Dar es Salaam, Durban, Salvador de Bahia, Nju Jork, Los Anxhelos, Port-Au- Prince, Barranquilla, Havana dhe Montego Bay. Një kompleks i ri AAP i përfunduar në vitin 1972, ndryshe nga homologët e tij bregdetar, është ngulitur disi në mënyrë të diskutueshme në “Barotse Floodplain” në provincën perëndimore të Zambisë. Salla imagjinare e AAP e “Barotse Floodplain” është ACE/AAP e paraqitur në “Laboratorin e së ardhmes”.
Në edicionin e fundit të Bienales, në vitin 2021, Emiratet e Bashkuara Arabe u shpërblyen me “Luanin e Artë” për Pavijonin më të mirë Shtetërorë me “Wetland” të kuruar nga Wael Al Awar dhe Kenichi Teramoto, një kontribut që eksploron gjeografinë lokale të Emirateve të Bashkuara Arabe për të gjetur alternativa për çimenton, një nga emetuesit kryesorë të dyoksidit të karbonit në botë. “Luani i Artë” për Pavijonin më të mirë në ekspozitën ndërkombëtare “Si do të jetojmë bashkë?” shkoi për RAUMLABORBERLIN- Instances of Urban Practice ndërsa “Luani i Argjendtë” për një pjesëmarrëse të re premtuese në ekspozitën ndërkombëtare “Si do të jetojmë së bashku?” shkoi në “Border Ecologies” dhe “Gaza Strip-Foundation for Achieving Seamless Territory” (FAST). Vlerësimet e tjera përfshinin, Mirënjohje të veçantë për pjesëmarrjen kombëtare të Filipineve dhe Rusisë, dhe për “Cave_bureau” për “Muzeun Antropocene: Ekspozita 3.0 Shiu i Obsidianit”.
Marrë nga “ArchDaily”. Përktheu: Mirjetë Sadiku