Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Libri për dilemat e shoqërisë shqiptare, gati për lexuesit në Lindjen e Mesme

Romani mbi dilemat e shumta të shoqërisë shqiptare së shpejti do të jetë në duart e lexuesve arabë.

“Përtej binarëve” i Ibrahim Kadriut është përkthyer në arabisht nga përkthyesi sudanezo-kosovar Ibrahim Fadllua, me parathënie të Muhamed Mufakut, transmeton Koha Ditore.

I botuar gjatë këtyre ditëve në Amman, ky roman pritet të promovohet më 19 prill në selinë e Lidhjes së Shkrimtarëve, në kryeqytetin e Jordanisë, ku do të jenë të pranishëm autori Ibrahim Kadriu dhe përkthyesi i tij në arabisht.

Sipas një kumtese të Institutit për Studime Orientale, ky libër vjen në kuadër të promovimit të kulturës shqiptare në gjuhët e Orientit.

Vetë drejtori i këtij Instituti, Muhamed Mufaku, e ka vlerësuar të rëndësishme meqë, sipas tij, “mbulon një zbrazëti për Kosovën prej që u njoh si shtet i pavarur në mungesë të aktiviteteve qeveritare”.

Instituti për Studime Orientale (ISO) ka bërë me dije që sivjet do të dalë në arabisht antologjia e poezisë bashkëkohore në Kosovë, përderisa vitin e ardhshëm është paraparë përkthimi i një romani të shkrimtarit Mehmet Kraja...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)