Gjyshja ime, ish-komandante e forcave artilerike të Armatës së Kuqe dhe njëra prej çlirimtareve të Auschwitzit, tregonte pak çka rreth shërbimit të saj ushtarak gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kur motra e gjyshit tim e paralajmëroi se nusja e tij ishte “leckë e rëndomtë lufte”, ai ia futi flakaresh, duke e fituar besnikërinë e gjyshes sime për gjithë jetën. Vit pas viti, kur gjyshi im i vendoste medaljet dhe marshonte në paradën e Ditës së Fitores, gjyshja, sikur shumë veterane gra, zgjidhte të rrinte në shtëpi.
Por vetëm pasi që më ra në duar libri “The Unwomanly Face of War: An Oral History of Women in World War II”, (Fytyra jofemërore e luftës: Një histori orale për gratë në Luftën e Dytë Botërore), i Svetlana Alexievichit, nisa ta kuptoja krenarinë e ndërlikuar të gjyshes sime.
“Burrat ishin ngadhënjimtarët, heronjtë; dhëndrit e bënin luftën”, kujton njëri prej rrëfimtarëve të librit. “Por neve na shihnin me një sy tjetër. Ne e dimë çfarë bënë ata!”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)