Pa nisur ende xhirimet e pa u bërë hapi i parë konkret, një film për heroin Adem Jashari ka çuar pluhur edhe në Serbi. Krejt kjo pasi doli lajmi se aktori i njohur serb Rade Sherbexhija citohet të ketë thënë se e ka refuzuar rolin kryesor në këtë projekt me skenar e regji të Luan Kryeziut.

Disa media serbe për këtë gjest madje e kanë “shpallur edhe hero”, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Sherbexhija e ka refuzuar rolin e Adem Jasharit me arsyetimin se ‘sikur ai ta pranonte ta portretizonte atë, atëherë krejt bota do ta pranonte Adem Jasharin’”, kanë raportuar mediat serbe.
Kaq ka mjaftuar që i njëjti lajm të shpërndahet gjithandej në rajon.
Por ndryshe e shpjegon krejt këtë situatë regjisori Kryeziu, i cili filmin për Adem Jasharin e ka paralajmëruar tash më shumë se tre vjet.
Thotë se ka qenë Sherbexhija ai që është interesuar për rolin kryesor sikurse çdo aktor i filmit. Por ai do të mundë të luante vetëm ndonjë antagonist – në këtë rast do të ishte komandant i forcave serbe – por asnjëherë të paraqitej në film si ndonjëri nga anëtarët e familjes Jashari... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Rade Sherbexhija e quan rrenë të jetë ofruar për rolin e Adem Jasharit
-
Ismet Azemi, aktori që do të mund ta luante rolin e Adem Jasharit?
-
Azemi: “Rolin e Adem Jasharit nuk duhet ta luajë një aktor serb”
-
Nga familja Jashari mohojnë interesimin për kandidaturën për president
-
“Blick” ua rrëfen zviceranëve historinë e Adem Jasharit pas fanellës së Xhakës