Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rade Sherbexhija e quan rrenë të jetë ofruar për rolin e Adem Jasharit

Los Angeles, 8 mars – Aktori me nam, siç e cilësojnë mediat serbe, botëror e jugosllav, Rade Sherbexhija i ka quajtur sot gënjeshtra të zakonshme shkrimet mediatike se i është ofruar “njëfarë regjisorit të ri shqiptar të filmit” të luaj në filmin e tij për Adem Jasharin

ë lidhje me shkrimin e një portali, me siguri edhe të ndonjë gazete tjetër, të cilat nuk i kam lexuar, meqë jam në Los Angeles, ku po xhiroj një seri televizive dhe nuk kam kohë të merrem me thashethemet mediatike, se gjoja përmes mikut tim Enver Petrovcit i jam ofruar njëfarë regjisorit të ri shqiptar të filmit që të luaj në filmin e tij për Jasharët, deklaroj se kjo është një rrenë e kulluar”, ka deklaruar ai, transmeton Koha.net.

Në deklaratën e tij me shkrim ai thotë se “kjo është një përpjekje e atij regjisori të ri që të kthejë vëmendjen ndaj tij dhe projektit të tij, duke keqpërdorur emrin tim”, citon FoNet Sherbexhijen.

“Është fare e pakuptimtë të më ofrohet mua ky rol, siç është e pakuptimtë që ndokush të besojë se unë do të pranoja një rol të tillë”, ka thënë ai, i cili shprehet se megjithatë i vije mirë “që pjesa dominonte e shtypit serb e ka vlerësuar si duhet këtë përrallë”.

“Atij regjisori të ri do të mund t’i thosha se kam qenë mik i shumë aktorëve të mëdhenj shqiptarë, i Bekim Fehmiut, Faruk e Istref Begollit, Enver Petrovcit dhe shumë të tjerëve... Dhe të gjithë i kujtoj me zemër, jo vetëm si artistë madhështorë, por edhe si njerëz të ndershëm e të mrekullueshëm, që kanë qenë krenarë dhe të sinqertë”, është shprehur Sherbexhija, transmeton Koha.net.

“Nëse ai regjisor i ri i filmit dëshiron të merret me art të vërtetë” ka këshilluar ai, “duhet ta di se e vërteta është kushti i parë të bëhet artist”.

Edhe Kryeziu: Aktorit Rade Sherbexhija nuk iu ofrua roli i Adem Jasharit Kulturë Kryeziu: Aktorit Rade Sherbexhija nuk iu ofrua roli i Adem Jasharit

Regjisori Luan Kryeziu ka paralajmëruar një film kushtuar heroizmit të Adem Jasharit dhe të familjes Jashari, ndërsa në mediat e Kosovës u përfol se rolin e Adem Jasharit ia ka ofruar aktorit serb nga Kroacia, Rade Sherbexhijes, dhe kjo nxiti debate në qarqet artistike e të tjera në Kosovë. Vetë regjisori Kryeziu mohoi t’ia ketë ofruar atij këtë rol.

{gallery}