Emrat që do të ngjiten në skenën e “Sunny Hill Festival” tashmë dihen, janë artistët në majat e karrierës së tyre, nata e parë e festivalit i takon Dua Lipës dhe pjesa tjetër është histori. Por, lista e emrave “të padukshëm” që i sjell festivali është e gjatë. E ata janë kryepersonazhe në industrinë muzikore botërore.
KOHA ka marrë vesh disa prej këtyre emrave. Në festival, sivjet do të jetë i pranishëm Paul Tollet, promotori i shquar amerikan që vepron në Los Angeles, ndër të tjera, organizator i festivalit në Coachella që e themeloi më 1999 tok me Rick Van Santenin. Aty do të jenë edhe, udhëheqës i “Creative Artists Agency”, Robert Kyncl, themelues i “Warner Music Group”, kompania me seli në New York prej së cilës kanë dalë emra të shquar botërorë e Chrisitofer Huber, kreu i European Festival Association.
Sikurse në edicionet e kaluara, nuk do të mungojë as David Bradley, agjenti i Dua Lipës qysh prej filleve të karrierës së saj, e në listë është edhe Maha Dakhill, njëra prej agjenteve e zbulueseve më të mëdha të talenteve në art.