Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kosova, imazh lufte për fituesin e “Pulitzerit”

Ftesa nga Prishtina ia kujtoi luftën e fundit në Kosovë. Mendja nuk i kishte shkuar për shtetin më të ri evropian qysh prej sulmeve ajrore për 78 ditë, të prira prej bombarduesve amerikanë në pranverën e vitit 1999. Me dy mendje po e lexonte ftesën para se të vendoste nëse do ta priste biletën për ta kaluar Oqeanin Atlantik për t’ua lexuar poemat shqiptarëve në Prishtinë e serbëve në Mitrovicën Veriore, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, fituesi i çmimit prestigjioz letrar “Pulitzer” për poezi, më 2015, amerikani Gregory Pardlo, u ktheu përgjigje pozitive organizatorëve të edicionit të shtatë të festivalit ndërkombëtar të letërsisë në Prishtinë, “Polip”, në fillim të majit.

Stephen Burt, profesor dhe kritik poezie në Universitetin e Harvardit, i ka vlerësuar vargjet e Pardlos pas ndarjes së çmimit si “të mprehta, në njëfarë forme moderniste”. Ka vlerësuar edhe figurat e fuqishme të penës së Pardlos.

(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.