Prishtinë, 12 maj - Ngjarjet e fundit që tronditën botën kanë qenë vendimtare për përcaktimin e temës së edicionit të sivjetmë të festivalit ndërkombëtar të letërsisë, “Polip”. Është përthekuar si “koha e mosdurimit dhe e fanatizmit”.
Edicioni i shtatë do të hapet sonte (e premte) në kryeqytet. Lexime nga autorë të ndryshëm, diskutime për letërsinë në ekzil dhe roli i shkrimtarëve e intelektualëve në kohën e sotme, janë në program. Pjesëmarrës janë rreth 30 shkrimtarë që vijnë nga shtete të ndryshme të botës, përfshirë fituesin e çmimit “Pulizer” për poezi, Gregory Pardlo, shkrimtarin dhe intelektualin shqiptar Fatos Lubonja, shkrimtarin e njohur izraelit Nir Baram, atë francezo-siriane Aicha Arnaout me prejardhje shqiptare. Aty do të jenë edhe artisti multimedial, gazetari e muzikanti Gani Jakupi, poeti Arben Idrizi, po ashtu edhe muzikanti nga Serbia, Kralj Çaçka, dhe shumë shkrimtarë të tjerë nga Zvicra, Austria, Kroacia, Serbia, Suedia, Franca e vende të tjera. Këta emra të njohur do të mblidhen gjatë katër ditëve në festivalin që organizohet nga qendra “Multimedia” e Prishtinës dhe qendra kulturore “Beton” e Beogradit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrahas programit zyrtar të festivalit, “Polip” do të sjellë edhe dy aktivitete përcjellëse letrare: njëri pak orë para hapjes zyrtare, të premten, me leximin dhe diskutimin e Gregory Pardlos, që do të mbahet në Mitrovicën veriore. Pardlo do të rikthehet të hënën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Programi muzikor tashmë është bërë pjesë e pandashme e festivalit. Në natën e hapjes do të këndojë Ana Çurçin, ndërsa një prezantim të shkurtër do ta bëjë edhe këngëtarja e njohur kosovare Fatime Kosumi, e cila jeton në Gjermani. Të dielën programi muzikor do të përmbyllet me “Tandem”, dyshen Blerta Kosova dhe Oda Haliti (gjerësisht, sot në “kohen Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.