Për filmin, “A Private War”, aktroja britanike Rosamund Pike, ka transformuar të folurën e saj në theks amerikan për të portretizuar Marie Colvin, gazetaren e rritur në Long Island, me bazë në Londër e cila u vra në Siri në vitin 2012.
Në raste të rënda, Pike ende përdor tonin e saj: lë të kuptojë se bëhet fjalë për një grua, e cila i shtyn gjërat përpara.
Zëri i saj, bashkë me maskën të cilën Colvin e ka bartur, pasi që kishte humbur njërin sy në Sri-Lankë, bën thirrje kur u katapultua në zona të luftës në mbarë botën dhe shkroi artikuj të guximshëm dhe të thellë për “The Sunday Times” në Londër. “A Private War” mëton që në mënyrë reale të portretizojë sfidat e saj dhe të shpjegojë përse ajo ishte këmbëngulëse.
“Filmi sjell gjestet dhe lëvizjet e Maries”, ka shkruar në një e-mail gazetarja e CNN-it, Christiane Amanpour, e cila e njihte Colvin. “Ajo u vra, mbase edhe ka qenë e targetuar në mënyrë direkte për shkak se nxirrte të vërtetën për luftën e Sirisë. Është relevante pikërisht edhe pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi këtë muaj. Edhe ai thjesht e fliste të vërtetën”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Rrëfimet për gazetarë në fronte lufte bashkohen në Berlin
-
Rosamund Pike do të luajë në filmin horror “Feed”, një histori e errët nënë e bijë
-
Susan Sarandon flet për “ndëshkimin” profesional pas qëndrimeve të saj pro-palestineze
-
Marion Cotillardi thotë se e kanë lënduar komentet për pamjen e saj
-
Rosamund Pike mbulon në mënyrë të veçantë shenjat nga aksidenti