Këngëtarë nga mbarë trevat shqiptare u bashkuan në një koncert për nder të këngëtares Nexhmije Pagarusha, në datëlindjen e saj të 86-të.
Ata sollën në skenë tingujt nga këngët më të njohura të repertorit të Pagarushës.
Koncerti nisi me Shpresa Gashin, miken e së madhes Pagarusha, për të vazhduar me Rona Nishliun, Bujar Qamilin, Shkurte Fejzën e shumë artistë të tjerë, raporton Tch.
Një këngë kushtuar Pagarushës e sollën artistët Selami Kolonja, një kompozim i Pranvera Padivukut, si dhe Shyhrete Behluli me Learta Jakupin “Për ty Nexhmije”.
Këngëtarja e madhe nuk i përmbajti dot lotët, ndërsa falënderonte kolegët.
Edhe
Ditëlindja e 86-të e Nexhmije Pagarushës shënohet me një koncert
Koncerti për 86 vjetorin e lindjes së Nexhmije Pagarushës u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë e përkrahur nga Komuna e Prishtinës.
{gallery}