Kuratorja e programit të filmave në “Sundance Film Festival”, Kim Yutani, i ka dalë në përkrahje kandidatit të Kosovës për “Oscars 2022”.
“Të mos e harrojmë ‘Zgjoin’”, ka shkruar ajo duke treguar se filmi vitin e kaluar ishte në mesin e të shpërblyerve në “Sundance Film Festival”.
Yutani bashkë me shkrimin e saj kishte shpërndarë postim e “Zeitgeist Film”, rrjet që ka të drejtat për shpërndarje të filmit në kinema. Aty shkruan se “Zgjoi” vitin e kaluar bëri histori duke marrë tri çmimet kryesore në kategorinë “World Cinema”. Ishte fitues i çmimit për regjinë më të mirë dhe mori edhe çmimin e jurisë e atë të audiencës.
“Tani ‘Zgjoi’ ka shanse të mëdha që të bëhet kandidati i parë i Kosovës që arrin të jetë në mesin e të nominuarve në kategorinë për filmin më të mirë ndërkombëtar”, vazhdon tutje shkrimi i “Zeitgeist Film”.
Let us not forget 2021 @sundancefest alum HIVE! https://t.co/4jw0PaclJm
— Kim Yutani (@KimYutani) January 30, 2022
-
“Zgjoi” mbyll kapitullin me “Oscar”, regjisorja Basholli nis projekt të ri
-
Nis ceremonia ku “Zgjoi” ka mundësi të bëjë histori
-
Shpresa për nominim, “Zgjoi” në pritje të kapitullit të ri
-
Publiku në përkrahje të filmi “Zgjoi” pak ditë para ceremonisë “Oscar”
-
“Cineuropa”: A mundet “Zgjoi” të bëjë histori përsëri?