Ceremonia ku do të bëhet nominimi i filmave për çmimet “Oscars”, ka nisur në orën 14:18 minuta.
Dhe e gjithë vëmendja e Kosovës është e kthyer te nominimi për filmin më të mirë të huaj.
Sot do të nominohen pesë filma mes 10 sa janë në konkurrencë. Konkurrent është edhe filmi i regjisores Blerta Basholli, “Zgjoi”.
Fituesi do të shpallet në ceremoninë gala të Oscarsit, më 27 mars.
Nëse do të nominohet Zgjoi, do të ishte historike për kinematografinë e Kosovës dhe shqiptare në përgjithësi. Asnjëherë asnjë film i gjatë shqiptar nuk ka arritur të nominohet për këtë çmim. Më 2016 ishte nominuar filmi i metrazhit të shkurtër “Shok”, që ishte bashkëprodhim i Kosovës dhe Anglisë.