Kida është artistja e radhës nga përformuesit vendas që ka nisur performancën e saj në skenën e madhe të “Sunny Hill Festival”.
Me daljen e saj në skenë, të rinjtë janë shtuar përreth skenës. Kida është pop-artiste vendore e njohur goxha në trevat shqiptare.
Artistët vendorë do të vazhdojnë të interpretojnë derisa skena do të pushtohet nga ylli global, Dua Lipa e më pas Fatboy Slim.
KOHA live në “Sunny Hill Festival”
Numri i publikut është në rritje e sipër pranë skenës kryesore të "Sunny Hill Festival". Adhuruesit e flaktë të Dua Lipës kanë zënë vendet afër skenës shume orë para të shfaqet ylli i popit te dalë në skenë.
Është artisti Art Lokaj ai i cili ka hapur mbrëmjen në skenën kryesore.
"Është kënaqësi me qenë ne skenën kryesore të festivalit sot", ka thënë Lokaj.
Sonte në natën e parë të këtij edicioni Dua Lipa është ylli kryesor e pasuar nga Fatboy Slim. Lipa është ndalur në Prishtinë në kuadër të turneut botëror “Radical Optimism”.
Koha.net do të mbulojë live krejt zhvillimet në Festivalin që këtë fundjavë ka “Line up-in" më të mirë në Evropë.

Lexo edhe:
