Prishtinë, 28 shtator − Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës, të enjten, zyrtarisht i ka kthyer përgjigje Agim Sopit në lidhje me rikthimin e tij në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, prej së cilës doli ta ketë shkarkuar para gjashtë muajsh pa pasur bazë ligjore. Ia ka konfirmuar se e pranon vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës që e obligon KD-në e TKK-së ashtu sikurse edhe Ministrinë e Kulturës “për zbatimin e këtij vendimi në afatin prej 15 ditësh nga dita e pranimit të tij, duke kthyer ankuesin Agim Sopi në vendin e punës ‘drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës’”.
Dy javë me parë, kur KPMShCK-ja doli me këtë vendim, Këshilli e kishte cilësuar atë si të papranueshëm. Tash, prej këtij organi të institucionit teatror kanë thënë se s’kanë pasur rrugë tjetër pos ta pranojnë, por se refuzimin e rikthimit të Sopit në krye të TKK-së do ta kërkojnë në një tjetër mënyrë.
Ka iniciuar kërkimin e një interpretimi nga Agjencia Antikorrupsion me pretendimin se ka konflikt interesi në përfitimin e Sopit nga konkursi për projekte filmike i Qendrës Kinematografike të Kosovës. Do të kërkohet interpretim nëse Sopi ka shkelur Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Agim Sopi u shkarkua jashtëligjshëm, rikthehet drejtor i Teatrit Kombëtar
-
Teatri në kapitullin e radhës për dy pozitat kryesore
-
TKK-ja mbetet pa Drejtor të Përgjithshëm, MKRS-ja s’ka hapur konkurs ende
-
Teatri Kombëtar shtatë muaj pa udhëheqës artistik
-
Sopi kërkon edhe auditim të Teatrit, ministri s’i përgjigjet