Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kërkesë me 7 mijë nënshkrime për objektin e Teatrit të Operës dhe Baletit

Libretistja e parë shqiptare, Ajmone Dhomi, i ka dorëzuar sot kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, si dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, kërkesën me rreth 7 mijë nënshkrime për ndërtimin e objektit të Teatrit të Operës dhe Baletit të Kosovës.

Ajo fillimisht ka treguar se kjo kërkesë ka ardhur pas neglizhencës që i ka bërë shteti kësaj çështje. Ndërsa, siç raporton KultPlus, kërkesa ka dy qëllime, ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit përballë Teatrit Kombëtar të Kosovës si dhe përshpejtimin e ndërtimit të këtij objekti.

“I tërë spektri i komunitetit artistik-muzikor, kosovarë dhe më gjerë, në veçanti anëtarët e Filharmonisë dhe Operës së Kosovës dhe Baletit të Kosovës që veprojnë në kushte sa për të mbijetuar dhe audienca e gjerë e artdashësve të muzikës së mirëfilltë artistike është në pritje të stërzgjatur të ndërtimit të këtij objekti me interes të veçantë kombëtar dhe shtetëror. Zvarritja e ndërtimit është pasojë e keqmenaxhimit të këtij procesi që në fillim, duke nisur që nga përcaktimi i lokacionit shumë të pavend”, është shprehur ajo, duke theksuar se shtëpitë operistike ndërtohen në qendra të qyteteve pasi që konsiderohen vlerë e krenari e një shteti me vlera demokratike.

Tutje ajo ka theksuar se trualli ideal për ndërtimin e këtij objektit është ish-godina e shtëpisë së mallrave “Gërmia”, në të cilën aktualisht vepron një pjesë e Administratës Tatimore të Kosovës.

“Është fat që ky objekt është në shitje nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit, prandaj, instancat përkatëse shtetërore duhet që ta kenë për obligim të rregullojnë çështjen e pronës dhe zëri e kërkesa e komunitetit artistik duhet që të merret parasysh. Po ashtu ky komunitet duhet që të jetë i përfshirë në çdo hap që do të ndërmerret”, ka përfunduar ajo.

Edhe Shtatë mijë nënshkrime për ndërtimin e teatrit të operës e baletit Kulturë Shtatë mijë nënshkrime për ndërtimin e teatrit të operës e baletit

Drejtori i Trupës së Baletit, Ahmet Brahimaj, si një nga institucionet përkrahëse të kësaj kërkese, është shprehur se iniciativat e tilla baleti çdo herë do i përkrahë edhe pse është shumë skeptik në realizimin e tyre.

“Kjo punë është dashur që të përfundoj përpara 40-të apo më shumë viteve. Një vend si Kosova me një rini të shëndoshë e të aftë është dashur që tashmë të këtë një objekt të teatrit dhe operës. Pastaj, siç e dini edhe teatri jonë i dramës është i vogël. Por jemi çdo herë skeptik duke e njohur situatën tonë dhe njerëzit e politikës të cilët nuk i japin rëndësi kësaj punë”, është shprehur .

Kësaj kërkese i janë bashkëngjitur edhe nënshkrimet e rreth 7000 muzikantëve, artistëve dhe pedagogëve muzikorë nga i gjithë territori i Kosovës, duke përfshirë:

1. Dëshmitë e shumicës së enteve arsimore, muzikore, artistike, kulturore e shtetërore të cilat veprojnë në Kosovë.

2. Filharmonia dhe Opera e Kosovës

3. Baleti i Kosovës

4. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”

5. Shoqata e autoreve dhe interpretove të Kosovës “APIK”

6. Universiteti ‘Hasan Prishtina’-Fakulteti i Arteve

Edhe Gati një vit prej tenderit ndërkombëtar, s’ka projekt për Teatër të Operës EXPRESS Gati një vit prej tenderit ndërkombëtar, s’ka projekt për Teatër të Operës

7. Universiteti “Haxhi Zeka”-Fakulteti i Arteve në Pejë

8. Kolegji AAB-grupi muzikor

9. Shkolla e muzikës në Gjilan

10. Shkolla e muzikës “Prenk Jokova” në Prishtinë

11. Shkolla e muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë

12. Shkolla e muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren

13. Shkolla e muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë

14. Shkolla e muzikës “Prenk Jokova” në Gjakovë

Edhe Teatri i Operës dhe Baletit me konkursin e katërt për projektim në 16 vjet Kulturë Teatri i Operës dhe Baletit me konkursin e katërt për projektim në 16 vjet

15. Shkolla e ulët e muzikës “Faik Sylka” në Rahovec

Ajmone Dhomi është libretistja e parë shqiptare dhe është autore e libretit të operave “Goca e Kaçanikut” dhe “Dasma Arbëreshe” të kompozitorit Rauf Dhomi.