Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kantautorja që skicon jetën e saj nëpërmjet këngëve

Ana Qurçin tashmë është bërë njëra prej këngëtareve më të njohura të skenës së muzikës indie-folk në Beograd. Ndryshe njihet edhe si prezantuesja më e mirë e skenës amerikane në rajon.

Muzika e saj gërsheton elemente të indie-rock dhe amerikana-folk. E pavarur ose me bendin e saj, Qurçin ka arritur që të depërtojë edhe jashtë vendit të saj, shkruan sot “Koha Ditore”. Jo vetëm për shkak të stilit muzikor. Qurçin, një vajzë e thjeshtë, në të 30-at, mjafton të jetë e pajisur me kitarë dhe të ngjitet në skenë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëri i saj engjëllor, i cili në tonalitetet e ulëta vjen ëmbël dhe melankolik, di të shpërthejë dhe të sjellë emocione edhe kur kap notat e larta. Këngët e saj janë kryesisht të qeta, shtrihen gati në një vijë, por tekstet që ajo ka shkruar dhe vokalizat i bëjnë të dallojnë dhe të jenë të veçanta secilën prej tyre.

Muzika e saj vjen si rrëfim jetësor apo, thënë më mirë, autobiografi. Nuk është i servuar në secilën fjalë. Ajo përdor metafora dhe lojën me fjalën. Në këtë formë i jep mundësi që secili ta krijojë storien e tij apo të saj kur dëgjon këngët e kantautores. Por që mes rreshtash fshihet secila frikë, dhimbje, lumturi, pasiguri apo qetësi shpirtërore që Qurçin ka kaluar... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.