Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Jazz-këngëtarja për të cilën muzika është njohje e vetvetes

“Të gjitha gratë janë mbretëresha”, është titulli i njërës prej këngëve të Nikoletta Szőke. Ajo është në mesin e jazz-këngëtareve më të njohura në Hungari. Muzika e saj është manifestim i jetës së të parëve të saj, përditshmërisë e atyre që lënë gjurmë tek ajo.

Szőke u rrit duke dëgjuar të atin e saj tek luante në “dulcimer”, instrument tradicional me tela, gjersa ajo e motra e saj bënin gara se kush po kap notat me të larta. Gjyshja e saj atëherë bënte tifo për këngëtaren. Szőke kujton kur ajo kishte thënë: “Kjo vajzë ka zë të fuqishëm”. Por nuk ishte vetëm zëri, që e veçonte si fëmijë. Ishte edhe aftësia e saj për të mbajtur në mend këngët. E përkundër kësaj, Szőke në vitet që do të vinin nuk do ta kishte fokusin te muzika. Filloi që të studionte për ekonomi. Gjatë vitit të parë të studimeve, thotë se këto dy anë të jetës së saj u përplasën. I duhej të zgjidhte. Hitet që solli më pas – e që kanë mijëra shikime në internet – janë dëshmi se nuk gaboi.

Rrugëtimi deri te kompozimet origjinale

Nikoletta Szőke, fillimisht krijoi lidhje me muzikën jazz, duke kënduar këngë të njohura të këtij zhanri. “Jazzi është shumë interesant për mua, pasi që nuk e kam dëgjuar këtë zhanër më parë. E njoha përmes kontrabasistit József Barcza Horváth (tani bashkëshorti i këngëtares)”, thotë Szőke një ditë pas koncertit të saj në Prishtinë. Ajo dhe bendi i saj bënë hapjen e edicionit të tretë të “Prishtina Jazz Week”, që këtë vit u mbajt prej 2 deri më 6 mars.

Szőke u shoqërua nga Zsolt Farkas (piano), Jozsef Barcza Horvath (bas) Peter Kaszas (bateri) dhe nga saksofonisti i njohur Kristóf Bacsó. Koncerti që e nisi maratonën e mbrëmjeve muzikore ishte një përzierje e këngëve të njohura të jazzit standard me këngë origjinale të Szőkes. Ato zunë fill në krijimtarinë e këngëtares tri vjet më parë, ani pse thotë se nuk e kishte në mendje që të shkruante vetë këngët e saj... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas)