Në një ese të vitit 1985 mbi tragjedinë e Eskilit, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare argumentonte që gjëja më e rëndësishme rreth grekëve të lashtë – madje edhe më shumë sesa shpikja e filozofisë dhe demokracisë – ishte sensi i tyre për “keqardhje kolektive”.
Një pohim ky i guximshëm, por i konsiderueshëm: shekuj më parë grekët kishin bërë një luftë të egër dhe moralisht të pambrojtur mbi Trojën, shkruan Koha Ditore.
Një civilizim më pak i zhvilluar do ta fshinte atë periudhë të turpshme nga kujtesa e vet. Por përkundrazi, grekët e bënë gur themel të letërsisë së tyre.
“Krimi ekspozohej nga të gjitha këndet nga vetë grekët, pa presion të ushtruar nga kombet e tjera”, shkruan Kadare. “Ishte një eksorcizëm i pashembullt, një akt tronditës, në të njëjtën kohë edhe lehtësues, edhe emancipues. Për herë të parë në historinë e njerëzimit ndërgjegjja e një populli ishte duke tejkaluar me vetëdëshirë nëpër një trazirë të tillë”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)