Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka shpallur monument ish-ndërtesën e Gjykatës në Vushtrri. Sot, ministri i Kulturës ka nënshkruar vendimin që këtë objekt e përfshin në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme. Kësisoj, do të marrin epilog përplasjet midis Komunës së Vushtrrisë dhe Ministrisë së Kulturës. Ky hap i MKRS-së vjen pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila në fillim të muajit kishte aprovuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës që të mos ekzekutohej vendimi i Komunës së Vushtrrisë për rrënimin e ndërtesës që gjendet në qendër të qytetit. Rrënimi i saj kishte nisur muajin e kaluar. U ndërpre pas reagimit të shoqërisë civile e institucioneve qendrore.
Komisioni që ka propozuar për ta mbrojtur si monument numëron disa vlera të objektit.
"Edhe pse me dëmtime (nga përpjekja e fundit për ta rrënuar), Komisioni në pajtueshmëri të plotë konstaton se ndërtesa e ish-Gjykatës në Vushtrri posedon vlerat kryesore arkitektonike, si ato të autenticitetit dhe ato stilistike, e të cilat më së miri e përfaqësojnë arkitekturën moderne të ndërtesave administrative në Vushtrri”, shkruhet në njërin nga arsyetimet në vendim.
{gallery}
-
Ish-ndërtesa e Gjykatës në Vushtrri së paku për një vit i shpëton rrënimit
-
Ish-ndërtesa e Gjykatës në Vushtrri do të shpallet monument
-
Gjykata e bllokon, Komuna ngulmon në rrënimin e objektit modernist në Vushtrri
-
Ministria kërkon siguri që ish-ndërtesa e Gjykatës të mos rrafshohet
-
Ministria gjatë javës vendos për ish-ndërtesën e Gjykatës në Vushtrri