Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Iron Mani” i para 500 vjetëve

Rreth pesëqind vjet para se Tony Stark, i njohur si “Iron Man”, të debutonte në ekran, një gjerman i kamur dhe i pushtetshëm, po ashtu, e kishte përdorur teknologjinë për t’i dalë zot lëndimit, teksa po u printe betejave në vendlindjen e tij. 

Por a ishte ky “Iron Man”, i quajtur Goetzi i Dorës së Çeliktë, hero apo i lig? I lindur më 1480 në një familje fisnikësh nga Wurttembergu, Goetzi nga Berlichingeni kishte ardhur në botë në një epokë të rrëmujshme, derisa konfliktet midis fisnikëve dhe qyteteve rivale kishin marrë vrull në Gjermaninë Jugore, shkruan sot Koha Ditore.

Mbase ishte e pashmangshme që Goetzi t’i përkushtohej luftës qysh si i ri. Kështu, para se t’i mbushte 18 vjet, ai po luftonte për Perandorinë Romake kundër forcave zvicerane, gjatë Luftës së Swabisë. 

Megjithatë, Berlichingenit nuk i pëlqente të merrte urdhra. Së shpejti do të largohej nga shërbimi i Perandorit dhe do të krijonte një ushtri mercenare, që luftonte për ofertuesin më të lartë – një fenomen që tek kishte nisur të shpërfaqej asokohe. Ngjarja që do ta definonte jetën dhe trashëgiminë e Berlichingenit ndodhi në fillet e karrierës së tij si mercenar. 

Gjatë rrethimit të qytetit Landshut, më 1504, zjarri i armikut goditi shpatën e tij, duke e futur thellë në krahun e djathtë. Shkaku i plagës së rëndë, dora dhe kyçi u desh të amputoheshin...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm