Vdekja e Robert Elsiet më 2 tetor 2017 ishte goditje e rëndë për të gjithë shqiptarët, si dhe për këdo tjetër që është i interesuar për historinë, gjuhën, letërsinë dhe kulturën e viseve shqiptare. Atyre që e njihnin nga afër, lajmi i ndarjes së tij nga jeta u shkaktoi një dhembje të jashtëzakonshme, sepse Roberti ishte thjesht një nga njerëzit më të dashur e më shpirtmirë që të bie fati dhe privilegji ta takosh në jetë.
Sigurisht, çdo qenie njerëzore është e pazëvendësueshme. Por pazëvendësueshmëria e Robert Elsiet në sferën e studimeve shqiptare është e një shkalle absolutisht të pakrahasueshme, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRoberti u lind në Vankuver të Kanadasë në vitin 1950 dhe ndoqi studimet universitare (filologji klasike dhe gjuhësi) në Universitetin e Kolumbisë Britanike (British Columbia University). Studimet pasuniversitare, në Berlin, Paris, Dublin dhe Bon, i kurorëzoi në vitin 1978 me doktoraturën në fushën e keltologjisë dhe gjuhësisë krahasuese...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.