Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Helena Kadare kujton vizitën e parë të saj në Prishtinë

Shkrimtarja Helena Kadare, e ka kujtuar me shumë nostalgji vizitën e parë të saj në Prishtinë, realizuar më 1980, si pjesë e një delegacioni shkrimtarësh, atë kohë të drejtuar nga Dritëro Agolli.

E ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, Helena Kadare ka thënë se ka parë shumë vende nëpër botë, porse vizitat e saj në Prishtinë, kanë qenë gjithmonë të veçanta dhe se e ka të vështirë të gjejë fjalë për ta përshkruar ndjesinë e të qenit në Prishtinë.