Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Hapi i parë i uzurpimit të demokracisë

Për Steven Levitsky dhe Daniel Zibllatin hapi i parë i uzurpimit të demokracisë fillon me ushtrimin e kontrollit mbi sistemin juridik, gjykatat dhe agjencitë rregullative për sundimin e ligjit.

Akte të tilla pasohen nga ato të anashkalimit të aktorëve kryesorë, sikurse mediave, qoftë duke i blerë ato ose mbyllur nën emrin e luftës antikorrupsion, margjinalizimin e rivalëve politikë, ose figurave eminente kulturore, që do të mundë të shërbenin si potencial rezistues për mobilizimin e opinionit publik qytetar.

Dhe e treta është përpjekja për t’i konvertuar rregullat e lojës –për shembull, rregullat elektorale ose kushtetuese – me qëllim që në mënyrë permanente të dobësohen dhe të pengohen oponentët politikë nga mundësia për ta kontestuar supremacinë e atyre që i drejtojnë mekanizmat shtetërorë dhe administrativë.

Fatkeqësisht, të gjitha këto masa operacionalizohen në trajtë dhe formë “legale”. Ato aprovohen nga mekanizmat legjislativë, pranohen nga gjykatat, heshten nga mediat, dhe madje portretizohen si veprime të domosdoshme në funksion të efikasitetit juridik, ligjor dhe avancimit e konsolidimit të vlerave demokratike.

Artikullin e plotë nga Afrim Kasolli dhe Alfred Marleku, për pjesën dytë të refleksione mbi librin “How Democracies Die – What History Tells Us About Our Future”, të Steven Levitsky dhe Daniel Zibllat, mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Image