Djamel Ameziane i ka kaluar 11 vjet në Guantanamo në kampin e arrestit prej vitit 2002 deri më 2013. Ai ishte riatdhesuar në shtetin e tij, Algjeri, për të vazhduar burgimin atje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Gjatë qëndrimit të tij në Guantanamo, Ameziane dhe një numër i të mbajturve aty kaluan prej të burgosurve të thjeshtë në artistë. Veprat e tij tani po ekspozohen në New York përkrahë pikturave të të burgosurve të tjerë, që janë mbajtur në burgun famëkeq amerikan në ishullin e Kubës.
“President’s Gallery” në “John Jay College of Criminal Justice” në New York ka organizuar këtë ekspozitë ndarëse, të titulluar “Ode to the Sea: Art from Guantanamo", për të nënvizuar disa prej historive të patreguara të atyre që janë mbajtur në Guantanamo pas sulmit të 11 shtatorit të vitit 2001 dhe për të ofruar një paraqitje të shkurtër brenda një bote që zakonisht është e fshehur nga syri i publikut. Ekspozita prezanton në total 36 vepra prej tetë të burgosurve të Guantanamos, duke përfshirë vizatime dhe piktura me ngjyra të ujit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
20 vjet të Guantanamos: Trashëgimi e “padrejtësisë” dhe “abuzimit”
-
Art nga burgu famëkeq i Guantanamos
-
SHBA-ja mund të ketë kryer krim lufte me një sulm mbi Jemen, thotë Amnesty International
-
HRW: Emigrantët venezuelas u përballen me kushte çnjerëzore në Guantanamo
-
Ekspozita që feston artin amerikan nga viti 1900 deri në vitet ‘80