Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Art nga burgu famëkeq i Guantanamos

“Odë detit” e kanë quajtur koleksionin e pikturave të realizuara nga të burgosur të kampit famëkeq të Guantanamos, e arsyeja është fare e thjeshtë.

Pjesa më e madhe e tyre pasqyrojnë oqeanin e ndodhur aq pranë, por të cilin praktikisht nuk e shohin dot.

I gjithë vendi është i rrethuar nga mure të larta e tela me gjemba, ndaj banorët e burgut të shumëdiskutuar mund të dëgjojnë zhurmën e oqeanit, mund t’i ndiejnë, ama kurrë nuk kanë mundur të shijojnë pamjen e blusë së tij të thellë, përveç një rasti në vitin 2014, kur afrimi i një uragani detyroi rojet të hiqnin barrierat për 4 ditë, transmeton tch.

Të gjithë atë kohë, të burgosurit e shpenzuan duke vështruar dallgët, e sapo pëlhurat e gomuara u rikthyen në vend sërish, ata nisën të pikturonin duke hedhur në kanavace ndjesinë e lirisë së përjetuar.

Ka me qindra piktura, skulptura e punime të tjera me dorë, që askush nuk i kishte parë përpara. Shumë njerëz ndajnë bindjen se, veprat e të dënuarve të Guantanamos nuk duhen ekspozuar në publik, sidomos familjarët e viktimave të 11 shtatorit, por kuratorja që kujdeset për to, Erin Thomson mendon se duhen treguar, pavarësisht bindjes që mund të ketë gjithsecili mbi fajësinë e autorëve.

Edhe Hapet ekspozitë me 36 vepra të realizuara nga të burgosurit Kulturë Hapet ekspozitë me 36 vepra të realizuara nga të burgosurit

Punimet janë ekspozuar në kolegjin “John Jay” të drejtësisë penale në Manhattan, ku siç shpjegon Thompson, studiohet terrorizmi dhe burgosja, nëse ajo është e drejtë apo e gabuar. Për kuratoren, pikturat janë në thelb disa dritare të paçmuara drejt shpirtit të njerëzve që i krijuan.

{gallery}