Prishtinë, 20 korrik – Kur një familje gjendet para një situate të rëndë, duhet marrë vendimin që ose ta shpëtojnë vajzën e tyre, ose të mbesin pa kulm mbi kokë. Drama sociale “Gjumë dhe dashuri” nën regji të Arsim Halitit e skenar të Arian Krasniqit, vë në qendër dy prindër të cilët bëjnë gjithçka që munden ta shpëtojnë vajzën e tyre, që pas një aksidenti ka mbetur në gjendje kome.
Pas lajmit nga doktorët se vajza nuk ka shpëtim, propozimit nga një infermiere që të dërgohet vajza jashtë shtetit për shërim, situata nis e merr kahe dramatike, duke vënë në pah kështu mentalitetin patriarkal kosovar. Por gjithashtu edhe dashurinë e prindërve për fëmijën. Mbi këta dy prizma “Gjumë dhe dashuri” do të mundë të shërbente si histori nacionale, por edhe internacionale në të njëjtën kohë.
“Gjumë dhe dashuri” hapet me skenën kur nëna (Anisa Ismaili) dhe babai (Besim Ajeti) në autobus nisen për në spital. Më pas kuptohet se vajza e tyre, Zana, është në gjendje të rëndë. Arsyeja e shtrirjes së saj në spital zbulohet tek më vonë.
Kur Astritit i kumtohet lajmi nga doktori (Selami Taraku) se vajza e tij është shtatzënë, situata ndryshon.
Në filmin “Gjumë dhe dashuri”, luajnë edhe Hysen Binaku, Verona Hoxha, Besfort Berberi, Alban Goranci, Luljeta Bajraktari e të tjerë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
“Gërrdia” e fshehtësisë së pashëruar që vret përditë
-
“Gërrdia” s’e fsheh traumën që i bën hije ekzistencës
-
“Gërrdia” s’e fsheh traumën që i bën hije ekzistencës
-
Zëri i personave të zhdukur me dhunë thërret në Kuvend me “Babai dhe babai”
-
“Kosovo Theatre Showcase” me “Babai dhe babai” hap dyert e njohjes së teatrit e të realitetit