Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gjuha, i vetmi element që na bashkon

Nuk jemi nga ata që në bisedimin shkencor të parimeve sociologjike e marrin gjuhën si të vetmin element të nacionalistes. Bile disa sociologë, sidomos frëngj, e mohojnë krejt imponimin nacionalist dhe radhën e parë të elementit gjuhësor.

Në një librë sociologjie, që mësohet në normalet frënge, ka edhe këto fraza: “Ndjenja patriotike e Francës rron hapët edhe jashtë, edhe brenda në zemrat thellë. Po nuk flasin të gjithë frëngjisht. Disa flasin gjuhë baske, disa gjuhën betone, disa gjuhën flamande, disa edhe gjuhën gjermane. Gjuha e bashkëtë zhvillohet brenda Kombit dhe për kombin. Gjuha nuk vjen më parë nga Kombi, dhe as që është ajo që e bën, e formon, e krijon Kombin”. (Hesse et Gleyze, “Notions de Sociologie”, fq 164).

Dhe me të vërtetë shumë herë ngjan që elementi gjuhësor të mos ketë asnjë influencë dhe lidhje me synthezën nacionaliste të një populli. Bie fjala, kroatët e sotmë, me gjithë që gjuha i bashkon me Serbët, nuk lënë asnjë rast, asnjë sakrificë, që të ndahen nga Shteti Kombëtar i Sërbëvet. Ashtu edhe banorët e Bavierës me gjithë që flasin gjermanisht, e ndajnë fort vetëhen e tyre nga populli i Prussisë.

Po, me gjithë këto mendime e kundërshtime, që i zhvillon fare mirë e me njohje të thellë sociologu frëng Johannet s’mundet askush të mohojë se gjuha është një nga elementet më të rëndësishme e më të gjalla të qënies nacionaliste e kulturave të një populli. Bile për neve shqiptarët, populli i mbetur prapa shekuj me radhë dhe i shkatërruar historikisht, gjuha është mbase, një nga bazat më të nevojshme e më të forta të qenies s’onë kombëtare. Një pjesë e tokës atërore jashtë zaptimit të të huajve, vetëm e vetëm për hirë të foljes amtare të një tok grave, i priti me një “T’u ngjat’jeta!” frëngjtë kur erdhën që të caktojnë karakterin kombëtar të vendit. Artikullin e plotë të Branko Merxhanit, shkëputur nga “Formula të neoshqiptarismës”, botuar nga “Rilindja” më 1998, mund ta lexonin ë numrin e sotëm të Kohës Ditore. Artikulli fillimisht ishte botuar në gazetën “Demokratia” më 4 maj 1929.

Artikuj të ngjashëm