Në kuadër të shënimit të 550-vjetorit të vdekjes, sot në Gjilan është bërë zbulimi i bustit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, transmeton Koha.net.
“Në ky vend, heroi më i madh i yni si figura me e çmueshme kombëtare, do të kujtohet përjetë nga gjeneratat e tashme dhe të ardhshme. Sot ne përkujtojmë edhe 50-vjetorin e madh kur nahia e Gjilanit dhe krejt Kosova u rebeluan për flamurin e Skënderbeut, e drejtë e cila u realizua shumë më vonë”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili bëri zbulimin bustit së bashku me kryetarin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Fehmi Rexhepi.
Po ashtu, kreu i Gjilanit në këtë ngjarje ka përkujtuar edhe Kadri Zekën, Jusuf e Bardhosh Gërvallën, për të cilët tha se na mësuan se si luftohet për të fituar lirinë.

“Ndërsa, në përvjetorin e vrasjes, sot ne përkujtojmë edhe Kadri Zekën dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe të gjithë dëshmorët e heronjtë të cilët u sakrifikuan për lirinë e shqiptarëve. Në kuadër të Flakës së Janarit, ne ndihemi krenarë me ta dhe do të vazhdojmë t’i respektojmë, nderojmë dhe të frymzohemi nga veprat e tyre se si duhet të luftohet për të fituar lirinë. Lavdi e përjetshme jetes dhe vepres së tyre!”, ka thënë Haziri.
Busti i Skënderbeut është vendosur me iniciativë të kryetarit të Gjilanit, ndërkaq e ka punuar skuptori, Jetullah Haliti – Eti.
-
Gjilanasit nuk duan bust për Skënderbeun, por shtatore
-
Në festën e 28 Nëntorit, Prizreni bëhet me bust dhe shtatore të Skënderbeut
-
Zbulohet shtatorja e Skënderbeut në Prizren
-
Gjilani nis festimet për Ditën e Çlirimit, më 25 qershor ngrihet lapidari i Abullah Tahirit
-
Në Gjilan përurohet busti i ish-presidentit Ibrahim Rugova