Gjashtë ekspozita nga konkursi publik janë përzgjedhur për t’u prezantuar brenda këtij viti nga Galeria e Ministrisë së Kulturës.
Njëzet artistë me projektet e tyre të artit pamor, kanë garuar në këtë konkurs, ndërkohë vetëm gjashtë nga ta për t’i prezantuar veprat, kanë marrë votat e mjaftueshme të komisionit në përbërje nga: Maksut Vezgishi, Zymer Mulliqi dhe Milot Mustafa, raporton “Express” i KTV-së.
Veprat e artistëve të përzgjedhur janë të katër piktorëve, një skulptor dhe artiste konceptuale.
Vitin e kaluar, Ministria e Kulturës për galerinë e saj ka ndarë tridhjetë mijë, ndërsa për vitin 2019, ka për synim ta ketë buxhetin për dhjetë mijë euro më shumë.
Dhurata Ramosaj Shala, koordinatore e projekteve në këtë galeri, shtoi se nga përcaktimi i buxhetit pritet të shtohet numri i ekspozitave të artistëve bashkëpunues.
Ramosaj theksoi se tashmë kanë nisur në adresë të Qeverisë së Kosovës projektin për objektin e ri që sipas saj, është e nevojshme për Galerinë “Qafa” në Prishtinë, e cila ka një hapësirë modeste për prezantimin e veprave artistike.
-
Galeria Kombëtare – “Qafa”, hap thirrjen për programin e vitit 2026
-
Arti i blerë nga shteti tejkalon milionëshin në vitin e tretë
-
Mbi një milion euro për 113 projekte individuale artistike, refuzohen 364
-
Galeria synon zgjerimin e audiencës me programin e vitit 2023
-
Galeria e Ministrisë së Kulturës përzgjedh Programin Artistik për vitin 2020