Emri i Kodrës më çon shumë prapa në vite. Ka kaluar pothuajse gjysmë shekulli që kur ai ndodhej në galerinë Santa Radegronta të Renco Bertonit.
Gjatë kësaj periudhe kaq të gjatë sa shumë suksese për të, sa lavde nga miq të përbashkët, nga Joppolo të Valeschi, nga Testori, i cili qe ndër të parët që e shuguroi e deri te Raffaelino de Grada, shkruan Carlo Bo, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
Gati një simbol përgjithësues, nëse është e vërtetë që e hasim të përpiktë në çdo pikëtakim të rëndësishëm, në udhëkryqet e shndërrimeve të pafundme që ka njohur arti gjatë këtij gjysmëshekulli. Po si vallë e zbuluam dot dhe si e gjetëm atë tani?
Ai u qëndron besnik prejardhjes dhe frymëzimeve të tij të para nga natyra, dhe e gjithë kjo pavarësisht nga funksionet e shumta që ka shfaqur në kishat e avangardës evropiane, flet se kemi të bëjmë me një piktor vërtet të madh. (Më gjerësisht lexoni në numrin e sotëm të Kohës Diotre)