Kulturë

Filmi ku luan Alban Ukaj, ndër të preferuarit e Obamas

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, përmes profilit të tij në Facebook ka zgjedhur filmat, këngët dhe librat më të mirë për vitin 2021, që ai i ka parë, dëgjuar apo lexuar.

Në mesin e filmave që Obama u ka rekomanduar njerëzve që t’i ndjekin është edhe filmi boshnjak “Quo vadis, Aida”, ku luan edhe aktori nga Kosova, Alban Ukaj.

“Më pas janë filmat e mi të preferuar të vitit. Secili prej këtyre filmave tregon një histori të fuqishme dhe shpresoj që t'i shijoni po aq sa unë”, ka shkruar Obama në Facebook.

Filmi nga Bosnja “Quo Vadis, Aida?” triumfoi në Akademinë Evropiane të Filmit më 12 dhjetor, duke rrëmbyer tri çmimet kryesore. U shpall filmi më i mirë, mori çmim për regjinë më të mirë (Jasmila Zhbaniq) dhe atë për aktoren me të mirë (Jasna Gjuriçiq). Në dramën për Srebrenicën aktori kosovar, Alban Ukaj, portretizon përkthyesin me emrin Tarik.

 

Next up are my favorite movies of the year. Each of these films tells a powerful story, and I hope you enjoy them as much as I did.

Posted by Barack Obama on Thursday, December 16, 2021